Mbrëmjen e djeshme Enca vendosi të posotojë një fotografi të sajën duke uruar kështu të gjithë ndjekësit e saj për festën e Krishtlindjes.

Këngëtarja shfaqet mjaft seksi me një dekolte të hapur ngjyrë të kuqe. Mirëpo fill pasi Enca publikoi foton erdhën edhe reagimet e vrullshme të një pjese të mirë të komentuesve duke thënë se Enca ka ndërhyrë në foto për të dobësuar veten dhe sipas tyre kjo vihet re qartazi në murin në të djathtë të këngëtares i cili duket i zbehtë.

Enca ka vendosur të reagojë duke e postuar edhe një herë foton origjinale dhe duke treguar se murin e ka zbehur për të hequr nga aty reklamat.

“Duhet ta zbehja murin prapa që të dukej fotoja më bukur. Prapë bukur dukem edhe kështu? Më vjen keq për të gjithë ata të cilët hanë m*t për Krishtlindje dhe më vjen shumë keq që ju nuk mund t’i bëni dot photoshop për të ndrequr karakteret e juaja të shpifura!” – ka qenë reagimi i ashpër i Encës.

Më pas këngëtarja ka vendosur të fshijë këtë fotografi nga Instagrami pasi mesa duket ka menduar se është e tepërt që të vazhdojë të sqarojë si dhe e ka parë të arsyeshme t’i kalojë me energji pozitive këto ditë feste./Blitz.al/3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here