Enca Haxhia një nga këngëtaret më të reja me dy klipe të publikuara brenda një kohe të shkurtër e ka marrë seriozisht karrierën si këngëtare.

Këtë vit do të marrë pjesë edhe në Festivalin “Kënga Magjike” në një bashkëpunim me Big Bastën.

Kënga me tekst dhe muzikë të Big Bastës, është finalizuar nga Florent Boshnjaku. Big Basta edicionin e kaluar fitoi çmimin “Best Hip Hop”.

Kënga është punuar në studion e Florent Boshnjakut duke qenë se Big Basta nuk është më pjesë e studios “Big City Studio” me të cilën ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here