encahaxhia1Enca Haxhia eshte nje kengetare e re ne moshe, por qe fale talentit te saj ka hyre fuqishem ne tregun muzikor shqiptar. Kenga e fundit e saj, e titulluar “Jepe tash” ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe pikerisht ky fakt duket se e motivon edhe me shume bukuroshen per te arritur suksese profesionale. Aktualisht eshte e angazhuar me disa projekte, te cilat per momentin ndjen te mos i beje publike dhe koncertet ne qytetet bregdetare te vendit i marrin shume kohe, por qe njekohesisht i japin edhe kenaqesi te madhe. Ne intervisten e meposhtme, Haxhia nuk na flet per muziken dhe lidhjen e forte qe ka me te, sepse kjo tashme dihet, por me nje ciltersi per t’u admiruar preferon te ndaje me lexuesin tone detaje te jetes se saj private. Ndryshe nga sa e keni njohur deri me tani, ne kete rrefim Enca vjen keshtu…

Si do ta perkufizonit femijerine tuaj?

Te lumtur, te mbushur me dashuri.

Po adoleshencen?

Jam duke mbyllur nje periudhe te bukur dhe shume te rendesishme te jetes sime, gjate se ciles jam rritur shume profesionalisht dhe si individ.

Kujtimi me i bukur qe mbani mend nga klasa e pare?

Mbaj mend qe kam qene si djale,me floke te shkurtra fare. Kujton mesuesen e pare qe e kisha shume per zemer dhe shoket e klases, me te cilet shkonim shume mire.

Prapesia me e madhe qe keni bere ne shkolle?

Nuk me kane munguar prapesite. Plot kam bere, por gjera te vogla qe falen (qesh). Per shembull deri ne ditet e fundit te gjimnazit kercisja cimcakezin dhe shikoja ndonje nxenes tjeter.

Keni qene nxenese e mire?

Kam patur gjithmone rezultate shume te mira.

Çfare eshte dashuria per ju?

Ndjenja me universale, e fuqishme, e bukur.

Po seksi?

Do te me duhej te flisja per eksperiencat e te tjereve.

Ne c’moshe keni rene ne dashuri per here te pare?

Kam patur plot pelqime, por nuk mendoj se kam rene ne dashuri ndonjehere.

Ku ju kane propozuar, ne shkolle, pune, lokal?

Ne vende edhe me te cuditshme (qesh).

Po puthjen e pare e mbani mend? Kur e keni dhene?

16 vjec.

E puthet ju e para?

Te dy njekohesisht.

Ndarja e lidhjes se pare, si e keni perjetuar?

Nuk kam patur lidhje.

Jeni natyre miqesore?

Teper. Gjithmone kam qene shume e afrueshme.

Keni armiq?

“Armik” eshte fjale e rende, te pakten nga ime. Une nuk konsideroj askend si te tille.

Ju pelqen vetja (dukja)?

Ndjehem ok me pamjen time.

Ç’tipar fizik nuk pelqeni?

Nuk kam ndonje kompleks.

Keni celulit?

Po, pak.

Raporti qe keni me trupin tuaj?

Shkojme shume mire.

Gjeja e pare qe mendoni, sapo zgjoheni ne mengjes?

Mendoj per takimet, punet qe kam per te kryer gjate dites. Sidomos tani qe eshte vere dhe kam teper ngarkese e kam me te veshtire.

Po kur shikoheni ne pasqyre?

Varet nga humori.

Personazhi me simpatik i showbiz-it/ekranit shqiptar?

Ka disa, por nuk po vecoj.

Me antipatiku/ja?

Perpiqem te mos perfshihem ne ndjesi te tilla.

Perfshiheni nga rutina dhe c’beni ne raste te tilla?

Eshte ndjesia qe e kam me inat. Gjithmone them, “me mire e trishtuar, sesa e merzitur”. Kam mesuar te di te mbrohem nga “renia ne monotoni” , megjithate kohet e fundit nuk ka patur vend per nje rutine.

Frekuentuese e jetes se nates?

Shume rralle, nese nata nuk eshte nje koncert i imi.

Ju ka ndodhur te flirtoni ne club?

Nuk e di, nese mund te flirtosh duke kenduar…

Nese do i lejonit vetes nje flirt, me cilin personazh te famshem boteror do te kalonit nje nate?

Me Adam Levine.

Kur ju qerasin, i pranoni pijet, apo i ktheni mbrapsht?

Ndjehem ne siklet nese vjen nga njerez qe nuk i njoh.

Raporti me femrat-meshkujt?

Te mira me te dyja palet.

Çfare e ben te bukur nje mashkull ne syte tuaj?

Nje mashkull e ben terheqes xhentilesa, sjellja e mire, zgjuarsia, shkathtesia dhe sigurisht zeri. Nje femer eshte e bukur kur ka sjellje te mire, feminilitet, karakteri te forte dhe mencuria.

Udhetimet dhe librat, lidhja qe keni me to?

Me te dyja kam lidhje te forte. Jane nder zgjedhjet e mia te para per te kaluar kohen e lire.

Aventura me e bukur?

Kam shpirt aventuriereje dhe gjithmone kerkoj te rene, argetuesen dhe ate qe me ngjall kureshtje. Kam disa per te treguar, por besoj ato qe do te kaloj kete vere do te jene edhe me te bukura.

Pushimet ideale?

Diku larg, ndryshe ne nje vend me kulture tjeter dhe njerez te panjohur.

Jeni perballur ndonjehere me vdekjen?

Po, isha ne plazh dhe dallget ishin aq te medha sa u be lajm i dites, por une doja te argetohesha dhe opss…

Keni frike nga ajo?

Nuk e mendoj fare.

Motoja juaj ne jete?

“Beje mire, ose mos e bej fare” dhe “hard work pays off”.

Ç’do te thote te jesh e bukur dhe cfare eshte E BUKURA per ju?

E bukura nuk mund te definohet saktesisht. Eshte ajo cka ty te kenaq shqisat dhe per kedo eshte ndryshe.

Nese do benit nje bilanc te deritanishem te jetes suaj sa per qind te deshirave-ambicieve keni realizuar. Çfare konkretisht?

Kam realizuar nje pjese te madhe brenda nje kohe te shkurter, ne lidhje me muziken. Eshte nje rruge shume e gjate perpara per mua, megjithate reagimet qe kam marre deri tani jane pozitive per te ardhmen dhe realizimin e deshirave dhe ambicieve te mia.

Jeni e dashuruar dhe cfare vleresoni me shume ne raportin tuaj?

Jam e dashuruar me ate qe bej dhe gjithcka te bukur qe jeta me ofron.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here