Enca flet për refuzimin që iu bë nga “The Voice”Prodhon këngë të cilat marrin miliona klikime, ndjekës të shumtë në rrjetet sociale përtej kufijve shqiptare, koncerte me pjesëmarrje të madhe, guxon në veshje dhe çdo gjë tjetër që bën publike.

Kjo është Enca Haxhia, këngëtarja e cila është konsideruar si “fenomen muzikor” në industrinë e muzikës shqiptare.

Përtej këtyre, nëse do të riktheheshin në kohë, nuk mund të harrohet mos-pranimi që iu bë këngëtares në programin e talenteve të reja “The Voice of Albania”.

Pavarësisht këtij “refuzimi”, asgjë nuk ndikoi në karrierën e saj, madje mund të thuhet se ajo punoi shumë për të treguar se kush ishte dhe çfarë bënte, e frymëzuar pikërisht nga ai “refuzim”.

Në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, Enca shkruan: “Starbucks u refuzua nga 242 banka, Walt Disney nuk u përkrah nga 302 investitorë, Harry Potter u refuzua nga shumë publicistë dhe Meryl Streep. Epo fotoja flet vetë. Unë dikur u refuzova nga një talent shoë (mes shumë pjesëmarrjeve të tjera të suksesshme) e cila në fakt kurrë nuk ndikoi tek unë apo karriera ime. Që e vogël kam dëgjuar dhe lexuar mijëra komente dhe opinione mbi mua,madje jam ndjerë edhe “e sulmuar”.

Ju nuk e dini së çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të kalosh një ditë në qetësi, të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh qoftë edhe pa dashje me qindra komente apo lajme mbi ty përditë, apo të përpiqesh t’i bësh të gjithë të lumtur. Por… Në fund të ditës jam duke jetuar ëndrrën time, atë për të cilën kam punuar gjithmonë… Nuk kam kohë për urrejtje apo njerëz të vegjël. Marr kaq shumë dashuri dhe respekt përditë ndaj s’mund të interesohem për negativitetin e njerëzve që s’kanë bërë asgjë në jetën e tyre. Kurrë mos e lejoni mendimin e një personi të të definoj ose të ndikoj në dashurinë tënde për veten. Qëndro i fokusuar dhe ndiq ëndrrat e tua… Besoji instiktit tënd”, ka përfunduar Enca.

Ajo duket se e ka sqaruar njëherë e mirë çështjen e refuzimit të “The Voice”, për të mos folur më për të.

Njëherësh ajo ka dhënë mesazh për të rinjtë që dorëzohen pas sfidave të tilla, duke marrë shembull veten e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here