Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja Enca ishte artistja e parë shqiptare që arriti 2 milion ndjekës në Instagram.

Këngëtarja  e njohur e lumtur për këtë gjë i kërkoi në ‘Instagram’ gjithë fansave të saj që t’i tregonin momentin kur e kanë bërë follow.

Mesazhet ishin të shumta dhe madje Encës i mbërritën dhe shumë lule në shtëpi për të festuar këtë arritje. Megjithatë mëngjesin e sotëm, Enca numëron 1.9 milion ndjekës pasi shumë prej tyre janë larguar dhe kjo pasi ‘Instagram’ mbrëmjen e djeshme, pa bërë asnjë lajmërim, ka fshirë të gjithë profilet fallco.

Shumë prej personazheve të njohur kanë reaguar ditën e sotme nëpërmjet postimeve, duke e quajtur këtë ‘operacion fshesa’ si më të duhurin që Instagram ka bërë ndonjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here