Enca dhe Françeska pushojnë në hotelin e bosit të drogës Mes tyre nuk ka spikatur më parë ndonjë miqësi, por këto ditë të nxehta vere ish-banorja e Big Brother dhe këngëtarja Enca Haxhia, nuk iu ndanë njëra-tjetrës.

Të shkathtë në marrëdhënie me publikun dhe jashtëzakonisht provokuese, Françeska dhe Enca reklamuan disa ditë relaksi mes pishinës dhe gatimeve në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë. Shpesh u komentuan për pozat, por jo më pak për batutat pikante që lëshuan përmes platformave sociale.

Vajzat e showbiz-it u panë më se të mirëpritura në vendin që para disa kohësh u tha se është në pronësi të Kelmend Balilit, i njohur si “baroni i drogës” ose ndryshe Escobari shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here