enadahoxhaAjo se njeh duhanin, as pijet alkoolike. Madje, s’bën kurrë jetë nate. Profesioni i të qënit balerinë e ka privuar nga shumë gjëra. Madje, dhe ushqimin  e përzgjedh. Sipas Enades sot baleti po fiton shumë terren, madje kërkesat e prindërve për fëmijet e tyre në këtë drejtim, për të mësuar balet janë jashtëzakonisht të mëdha. Sot femra shqiptare, në sajë të punës, studimit, kërkesave ndaj vetës, ndihet më e respektuar dhe më e pavarur. Asaj i pëlqen baleti parizien dhe pse pedagoget e saj kanë nostalgji për shkollen ruse të baletit.

Përse zgjodhet “La Traviata” për të sjellë në skenë?  

Me Traviaten kam një marrëdhënie paksa ndryshe. Jam e dashuruar me këtë rol, me këtë Opera, ndihem mjaft mirë dhe mund të them se është një nga pjesët më të bukura dhe për publikun shqiptar, pa diskutuar për mua konkretisht. Unë kam pasur jashtë shtetit mjaft eksperienca me balete të huaja  dhe koreografë me të cilët kam punuar dhe kam pare se si është vënë kjo vepër në skenë. Në momentin e parë që e kam parë këtë shfaqje u dashurova me të dhe madje kam shkuar tek koreografi duke i thënë të lutem përvec roleve të tjerë që më ke besuar mund të më besosh dhe këtë rolin e Traviatas sepse duke e parë jam ngazëlluar së tepërmi. Kështu që në momentin që mu dha mundësia, apo u diskutua me koreografin italian për të ardhur për t’a vënë këtë veper, në atë moment i thashë vetës, përse të mos e vë vetë këtë shfaqje? Atëherë fillova të bisedoj me Maestro Zhani Cikon duke pasur parasysh se ky vit është dhe viti i Verdit, ku koincidoi dhe me 60- vjetorin e TOB-it, kështu që me këtë rast do t’ju bëhet një homazh të gjithë balerinëve që e kanë luajtur Traviaten. Pra ishte momenti i duhur dhe keshtu Ciko ra dakort me dëshiren time dhe të Gertit dhe ja tani po bëhet realitet.

Kjo ishte premiere për ju?

Po. Kjo ishte premiere absolute pasi La Traviata tek ne nuk është luajtur balet përvec se opera.  Dhe ajo që më bën të ndihem mirë se bashku me bashkeshortin tim Gertin (balerin) është se tashme vënia në skenë është një vepër krejt e jona, d.m.th, e krijuar nga ne.

A po fiton terren baleti në Shqipëri?  

Baleti ka qënë prezent gjithmonë në publikun e Tiranës pavarësisht se në kalendarin e TOB ka më shumë vepra operistike se sa baleti, por kjo vjen për disa arsye të tjera. Pra, baleti është më pak prezent pasi është shumë i kushtueshëm, baleti do një mori skenografish, kostumesh, pra ka disa vështirësi specifike. Por gjithsesi, baleti në TOB ka vendin e tij, ka simpatizantët e tij që vijnë duke u rritur dhe prezenca e tij vjen duke u shtuar. Une mendoj se aktualisht përvec se është prezent në publik, ai ka një peshë të rëndësishme. Publiku vjen me dëshire të madhe për të parë, baletin sepse baleti përvecse të ofron një vepër shumë të bukur, skenografi shumë të bukur, kostumografi shumë të bukur, por  i dhuron spektatorit një mori levizjesh të ndryshme  që e terheq shumë publikun. Këto lëvizje janë shumë elastike, shumë profesionale, shumë të vecanta. Me ide që të befasojnë. Të gjitha këto elemente sjellin afrimin e publikut. Ky fakt duket qartë se salla po mbushet cdo ditë dhe më tepër, por nga ana tjeter janë rritur shumë kërkesat e prindërve për të aktivizuar fëmijet.

Në sa skena të huaja keni luajtur dhe ku jeni ndjerë më mirë?

Unë kam luajtur në skenat më të rëndësishme të Italisë, sepse lidhja ime kryesore është me koreografet në Itali, ku baleti gjallon. Më ka rënë rasti jo me balet klasik, të kercej, në shumë vende të tjera europiane.

Eshtë e vështirë të jesh sot balerinë?

Jo. Sot klima ka ndryshuar. Baleti po pëlqehet cdo ditë dhe më shumë. Sot shoqëria shqiptare është e emancipuar dhe konservatorizmi nuk ka vendin në pjesën dërrmuese të shoqërise. Kush di t’a kuptoje dhe të marrë kulturë për baletin, nuk humbet asgjë, por vetëm ka për të fituar. Eshtë art shumë i bukur, arti i përfeksionit dhe harmonisë. Ku ka gjë më të bukur se kaq?

Mendoni se ky art është më i volitshëm për femra se sa për meshkujt?

Ja dhe ju në pyetje jeni paragjykues (qesh). Jo absolutisht jo. Se di si aludojnë, mendojnë, perceptojnë njerëzit, por mendoj se është një art i të dy gjinive, pasi dhe ky art është gjithmonë në duet apo më shumë. Por femra ka më prezence, sepse ka sharm, vishet më bukur, ka më sharm dhe paraqitje. Kur kërcen ndërron fustane, bën më shumë makijazh.

Ku qëndron vështirësia e të qënit balerinë?

Qëndron në shumv gjera, pasi në radhë të parë duhesh të kesh një disiplinë të fortë të hekurt, të punosh orë, e pa orë, të kesh kujdes që nga menaxhimi, ushqimi dhe deri tek vizitat, apo defrimet në oraret e vona. Ka një regjim punë-shtëpi dhe anasjelltas që jo cdo njëri mund t’a përballojë.

Mendoj se regjimi më i forte është ai i ushqimit?  

Besoj për pjesën më  të madhe, pasi ka dhe balerina me metabolizëm shumë të mirë që mund të hanë cdo gjë dhe të mos shëndoshen, ashtu sikunder ka me metabolizëm që duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Dita më e vështirë në skenë?

Unë cdo gjë e bëj të vështirë, se bëj asnjëherë të lehtë asgjë. Të vështira janë momentet kur rrëzohesh në një shfaqje, kur një skenë për disa kohë nuk realizohet si duhet etj…ose kur të ndodh  një incident të griset një fustan etj…

Mendoni se femra shqiptare ndihet e vlerësuar?

Sigurisht që sot femra shqiptare nuk është e shumë viteve më para, sa vjen për cdo dite shihet një evolim. Femra bëhet më e guximshme, më e arsimuar, më kërkuese…. Pra, femra me punë dhe dinjitet po fiton disa të drejta të mohuara.

Nga Albert Zholi

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here