Enada dhe Gerdi: Në planet tona, një tjetër fëmijëDitë shumë të ngjeshura për ta, por të mbushura me plot ritëm dhe harmoni. Enada dhe Gerdi po përjetojnë një sezon intensiv artistik në Teatrin e Operas dhe Baletit, por edhe në realizimin e të tjera projekteve në të cilat janë pjesëmarrës.

Marije Kraja’ është shfaqja më e fundit, ndërsa shumë të tjera i presin, e ç’është më e veçanta, ‘takimi me yjet’, një risi në spektaklet shqiptare. Por, e gjithë lodhja dhe streset e ditës kalojnë kur gjenden në shtëpi me të voglin e tyre, Roan.

Vogëlushi i dy balerinëve të mirënjohur, i cili tashmë artikulon pjesën më të mirë të fjalëve dhe i befason herë pas here.

Por, cilat janë disa nga projektet më kryesore dhe synimet në familje të Enadës dhe Gerdit? I ndjekim bashkë në këtë intervistë.

Si do ta konsideronit këtë sezon në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Si po vijojnë përgatitjet për shfaqjet?
Është periudha më e ngjeshur e kalendarit për këtë vit. Së shpejti do të vihet në skenë baleti “Arrëthyesi”, i cili do një impenjim të jashtëzakonshëm si nga ana teknike ashtu dhe nga ana interpretative. Rikthehet Ilir Kerni si koreograf për të vënë këtë vepër, si një nga kryeveprat e repertorit klasik botëror. Unë dhe Gerdi jemi në rolet kryesore.Në vijim do të jenë festat e Nëntorit dhe ‘Ballo e Fundvitit’.

Si do ta cilësonit këtë vit pjesëmarrjen në ‘Marije Kraja’?
Është viti i 10-të që marrim pjesë. Është një nga festivalet prestigjioze që këtë vit shënon 10-vjetorin e tij dhe ndihemi sigurisht të nderuar që do të jemi si të ftuar për të përshëndetur në natën finale, me një pjesë koreografinë e së cilës e kemi bërë ne.

Pra, shfaqja më e afërt është pikërisht “Marije Kraja”?
Po. Më e afërta është “Marije Kraja”, në datën 8-9 nëntor, më pas festat e Nëntorit, “Arrëthyesi” dhe ‘Dancing with the stars”.E pikërisht për këtë të fundit, “Dancing with the stars”… Cili do të jetë pozicioni juaj?
Për momentin do ta lëmë çdo gjë surprizë, meqenëse duam të ruajmë kuriozitetin që është ngjallur tek publiku.

Mund të them vetëm që unë do të jem në rolin e drejtores artistike dhe të tjerat do t’i zbuloni vetë gjatë këtij spektakli, i cili realizohet nga një staf shumë i kompletuar i përbërë nga figura shumë të suksesshme dhe me eksperiencë në këtë fushë. Të ftuarit nga jashtë vendit…më mirë e lëmë me kaq (qesh).
Keni qenë pjesë e jurisë për talentet e reja në kërcim më parë. Ndërkohë që tashmë në skenë vijnë VIP-at, disa të talentuar e disa të tjerë jo.

Mendoni se do të jetë e vështirë puna me ta?
Vështirësia ekziston në të dyja rastet. E rëndësishme është të dish të menaxhosh marrëdhëniet dhe të dhurosh shumë pasion dhe dashuri në punën që bën me ta.

Ndalemi pak tek djali. Tashmë ka nisur të flasë. Cilat janë disa nga fjalët që ju ka habitur kur i ka artikuluar?
Fjalët “Të dua mama, të dua baba”…e fjalë të tjera të reja që të befasojnë herë pas here.
Është i dhënë më tepër pas teje apo pas Gerdit?Gëzon me të dy, por është shumë i lidhur pas meje dhe unë pas tij.

E ke të vështirë të jesh larg djalit kur je në turne apo disa ditë jashtë Shqipërie?Dikur ka ndodhur, por nuk ndodh më tani, sepse ai vjen në çdo aktivitet brenda dhe jashtë vendit.
Mendoni në planet tuaja për një tjetër fëmije?Pooo! /BLUETOOTH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here