Enada At’ Nikolla:Shqiptarët kanë më shumë se stilEnada At’ Nikolla, sot konsiderohet si një nga stilistet më të njohura në Shqipëri. Ajo ka pohuar se shqiptarët kur është në pyetje veshja, janë me shumë shije.

Enada “përpiqen të kombinohen hijshëm në raport me financat që zotërojnë, por ka një problem… e kanë pak të vështirë të pranojnë të renë, gjë që duket në veshjet thuajse të një stili nëpër rrugë e kafene”.

Sipas Enades është shumë e rëndësishme që duke pasur një kuotë të kufizuar parash, duhet të dish të përzgjedhësh.

“Mund të ndjehesh e veshur me pak gjëra, sikurse edhe mund të shpenzosh shumë para me gjëra që nuk të hyjnë shumë në punë”.

Ajo ka vënë në pah edhe faktin se femrat shqiptare ende pëlqejnë veshjet e ngushta edhe pse në modë këto dy vitet e fundit janë veshjet e gjera. “Vajzat e shohin si një element që nuk u tregon belin etj., ndërsa femrat më të rritura konsiderojnë se nuk u shkon.

Por, këto veshje janë të pranueshme për syrin dhe femrat duken shumë bukur me to. Shoh që me vështirësi të zë syri rrugëve dikë që është i veshur ndryshe, përgjithësisht janë të veshur njëlloj”, – ka pohuar Enada.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here