Që nga fillimi i këtij viti ju kemi mbajtur të informuar mbi listën e pjesëmarrësve në konkursin e kërcimit, që organizohet edhe këtë vit nga regjisorja Vera Grabocka.

Ndërsa në javët e para, emrat e konkurrentëve nuk kishin marrë ende një miratim zyrtar, por tani duket se e kanë.

ikundër dhe ju kemi njoftuar, ndonëse me 2 prurje të reja: Agnesa Vuthaj, Çiljeta Xhilaga, Eloise le Petit ( atashehe kulturore ne ambasadën franceze), Mimoza Ahmeti, Olta Gixhari, Vesa Luma, Arjan Konomi, Big Basta, Enver Petrvoci, Hervin Culi, Shpat Kasapi dhe Olsi Mingomata ( BB1), do të jenë konkurrentët e këtij viti në spektaklin e vallëzimit të Vip-ave.

Provat tanimë kanë filluar dhe regjisorja Grabocka duket se është më energji të rikuperuara. Prezantues të këtij edicioni do të jenë çifti Mamaqi dhe surprizat që premtojnë organizatorët janë të shumta. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here