Ndonëse edhe një muaj na ndan nga festivali i 49-të i Radio Televizionit Shqiptar, lista e kandidatëve pjesëmarrës në këtë festival tashmë është bërë publike.

Do të jenë gjithsej 37 pjesëmarrës në garën për më të mirin. Lista pjesëmarrëse përbëhet nga këngëtarë të trevave të ndryshme shqiptare, ndërsa nga Kosova do të garojnë “NRG Band”, grupi “Humus” dhe rok këngëtari Shpat Deda.

Konkurrentja e katërt tashmë ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival, për shkak se, sipas saj, fituesi tashmë dihet.

Është kjo Linda Halimi, e cila për “Infopress” theksoi se ‘nuk është e gatshme të harxhojë kohë e mund derisa fituesi dihet. Për këngën fituese kam dëgjuar kohë më përpara, nga njerëz të besueshëm.

Janë informacione shumë të sakta këto’, thekson Linda, sipas së cilës fituesi është Alban Skenderaj dhe Miriam Cani dhe kënga e tyre “Ende ka shpresë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here