Flokë të shkurtër dhe një fustan i zi. Ky është imazhi i ri i magjistares së Harry Potter, fatinës sensuale Emma Watson.

Në premierën e fundit të filmit, në Londër, Emma ka marrë vëmendjen e mediave me lookun e saj të ri.

Ndërkohë kolegët e saj, Daniel Radcliffe e Rupert Grint ishin veshur thjesht me xhaketë dhe këmishë.

Emma, me mbarimin e Harry Potterit, është ndjerë e trishtuar, por edhe e lumtur, sepse tani mund të bëjë çfarë të dojë me pamjen e saj, pa qenë e sforcuar të ruajë tiparet e personazhit Hermionë./TCH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here