Intervista me aktoren 22 vjeçare e filmit Perks of Being a Wallflower  na tregon arsyen pse ajo priti kaq shumë, që të bënte pjesë në një film, pas realizimit të filmit Harry Poter, fama dhe këshillat nga të afermit e saj.

Emma luan rolin e Sam në filmin ‘Perks of Being a Wallflower’ një realizim i novelës së shkruar nga Stephen Chbosky, dhe me sa duket aktorja e talentuar ka bërë një punë të mirë në të përvetsuarit e theksit Amerikan. “Gjyshja ime më tregon; kur isha e vogël gjithmonë këndoja këngë me theks Amerikan. Kjo ndoshta sepse atëherë dëgjohej më së shumti muzika e vokalistëve Amerikanë. Po këtë gjë më tha edhe Steve, provo të këndosh këngë me theks Amerikan sepse do të ndihmojë shumë. Kështu bëra në fakt, fillova me këngë, pastaj me biseda të shkurtra dhe në fund me realizimin e sekuencave filmike. S’më besohet që ja arrita të dal mirë! – tha ajo gjatë intervistës.

Arsyeja përse ajo nuk ka marrë pjesë si aktore në filmat e tjerë janë të ndryshme:
“Unë nuk kam marrë pjesë në filma sepse kam qënë e zënë, ose kam qënë duke studiuar ose duke u marrë me filmime. Nuk kam pasur kohë që të merrem me filma të tjerë për t’ju demonstruar njerëzve që unë nuk jam vetëm Hermiona e filmit, unë di të bëj edhe role të tjera… nuk e bëra sepse isha shumë e përqendruar në GCSE time dhe në angazhimet për të marrë universitetin.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here