Emma Watson fillon universitetinEmma Watson ylli i filmit “Harry Potter” , ka pasur vështirësi gjatë javës së parë të jetës studentore.

Watson 19-vjeçarja filloi vitin e parë të studimeve në universitetin prestigjioz Brown University në Providence, Rhode Island, ku ajo studion literaturën angleze.

Paparacët e kanë ndjekur nga mbrapa aktoren edhe në kampin e saj, ndërsa edhe kolegët e klasës po ashtu janë te pasionuar me praninë e Watson.

“Java e parë ishte ca e vështirë, e dini, jam fytyrë e re në Amerikë, veçanërisht në qytetin ku studioj, andaj ka pasur nevojë për ca kohë që njerëzit të mësohen të më shohin rrotull”, ka thënë Watson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here