Aktorja Emma Thompson do të luajë në adaptimin e romanit “Krijesa të bukura”.

Libri i Kami Garcia dhe Margaret Stohl bën fjalë për një vajzë nga një qytet i vogël jugor, Lena, e cila përpiqet që të fshehë nga rrethi i vet faktin që ajo ka fuqi çudibërëse.

Ajo shoqërohet me djaloshin e shkollës së mesme, Ethanin, për t’u përpjekur për të hequr mallkimin që ishte hedhur në familjen e saj.

Siç raporton shtypi i Hollywoodit rolet kryesore do të interpretohen nga Alice Englert dhe Jack O’Connell, ndërsa simpatikja  Thompson do të luajë rolin e një magjistareje lokale.

Regjinë e filmit “Krijesa të bukura” do ta bëjë Richard LaGravenese, i cili e ka shkruar edhe skenarin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here