Javët e fundit emisioni “Hell’s Kitchen” ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të formatit të ri në ekranet shqiptare dhe kryesisht për sjelljen e shefit të njohur të kuzhinës Renato Mekolli.
Si në media ashtu edhe në rrjete sociale është diskutuar sjellja e tij e ashpër me konkurrentët për shkak edhe të formatit që ka programi.
Megjithatë duket se gjithë ajo jehonë ka sjellë efekte pozitive në tabelën e shikueshmërisë së Top Channel të premteve mbrëma.
Në këtë tabelë mund të shohim se premten “Hell’s Kitchen” ka qenë programi më i ndjekur me kurbën më të lartë të shikueshmërisë duke kaluar kështu televizionet si Klan apo Vizion Plus në këtë fashë orari.