Suksesi i reperit amerikan Eminem ka mundësi të shkojë përtej asaj që çdo artist në dy dekadat e fundit ka arritur.

Me albumin e tij “Recovery” – përveçqë ka qëndruar për pesë javë rresht ne top lista dhe ka shitur 3 milionë kopje deri tani – është artisti më i nominuar në “Grammy Awards” për muzikë.

Saktësisht bëhet fjalë për 11 nominime ndër të cilat edhe për këngën dhe albumin më të mirë të vitit që është një bashkëpunim me këngëtaren amerikane, Rihanna.

Pas Eminem, është e renditur këngëtarja tjetër amerikane Lady Antebellum, e cila me albumin e saj “Need you now”, i dytë më i shituri në Amerikë, është nominuar ndër të tjera edhe për albumin më të mirë dhe performancën më cilësore artistike.

Ndërsa country këngëtarja Miranda Lambert është në listën e të nominuarave me albumin e saj “Revolution”, e cila me këngën e saj “Only Prettier” është në kandidaturë për këngën më të mirë të vitit. Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet më 13 shkurt në Los Angeles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here