Rep superylli Eminem është duke e shfrytëzuar partneritetin me gjigantin automobilistik Chrysler për t’u ndihmuar grupeve të ndryshme të komunitetit në vendlindjen e tij Detroit të Michiganit.

Krijuesi i “Real Slim Shady” së fundmi ka bashkëpunuar në një reklamë me kompaninë e cila bazën e ka pikërisht aty ku janë rrënjët e reperit, në Detroit.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi partneritet me brendin Chrysler në mbështetje të komunitetit këtu në Detroit. Brendi Chrysler dhe forndacioni Marshall Mathers janë të përkushtuar në projekte të përbashkëta në ndihmë të njerëzve të Detroitit”, ka thënë menaxheri i Eminem, Paul Rosenberg. /Telegrafi

Ja dhe reklama:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here