Emina Çunmalaj e ka përshkuar si të vështirë punën e saj si modele.

“Në këto 10 vite karrierë, kam kuptuar se veç punës duhet edhe pak fat, natyrisht edhe zemër. Duhet të them se modelimi është më i vështirë sesa e kisha menduar”, ka thënë ajo për Standard.

Bukuroshja shqiptare e pistave të modës ka zbuluar se ajo planifikon të nisë edhe karrierë si aktore.

“S’e di a do të bëhem dot aktore, por kam bërë një rol për një film të shkurtër. Është një gjë që shoh se ka të ardhme, mund të bëhet diçka më e madhe në të ardhmen”, është shprehur më tej ajo.

Supermodelja këto kohë po udhëton në viset shqiptare për të gjetur një “Emina të dytë” që do të mund të bëhej top-modele nën udhëheqjen e saj.

“Kam ardhur në Kosovë, Mal të Zi, për të gjetur një Emina të dytë. Po mundohem të gjej një vajzë shqiptare që të përfaqësojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë. Deri tani e kam gjetur një vajzë malazeze në shkollën e mesme të Tuzit në Mal të Zi. Shpresoj të gjej një shqiptare tanimë”, ka treguar Çunmulaj./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here