Emine Çunmulaj nuk është një emër i panjohur për industrinë botërore të modës, përkundrazi. 26-vjeçarja me përmasat ideale 90-60-90, është modelja shqiptare më e njohur në botë, status të cilin ajo e ka arritur me shumë punë e përpjekje.

Prej vitesh bukuroshja me origjinë shqiptare jeton në SHBA dhe është një nga figurat e njohura të botës së modës, duke qenë se sfilon në pasarelat e Nju Jorkut, Parisit, Londrës, Milanos etj.

Pak modele kanë pasur rastin të pozojnë për kopertinat e revistave më të njohura botërore, si: “Vogue”, “Elite”, “Fashion”; të sfilojnë për emrat që bëjnë modën botërore, si Cavalli, Yves Saint Lauren, Dolce & Gabbana, Hermes, Armani, Ferre, apo të jenë muza të Jean Paul Gaultier. Me një axhendë super të ngjeshur, me udhëtime nga njëri kontinent në tjetrin, të gjithë pyesin veten se kur ka kohë Emina për jetën e saj private.

Ajo para disa vitesh ka qenë e martuar, por fatkeqësisht kjo marrëdhënie përfundoi në divorc. “Jam martuar shumë e re.

Nuk e fajësoj karrierën për problemet në jetën martesore”, – i përgjigjet ajo pyetjes se a ishte profesioni i saj ai që çoi drejt ndarjes me partnerin. Fatmirësisht, për modelen e njohur që së fundmi ka marrë edhe një ofertë për të luajtur në një film, kanë ardhur edhe ditë të mira, sepse ajo ka rigjetur dashurinë.

Po, ka diçka të re nga kjo fushë…”, – është shprehur ajo, duke e nënkuptuar pjesën tjetër të fjalisë. Së fundmi, Emina udhëtoi drejt Shqipërisë, ku edhe vizitoi qytetin e Beratit.

Por, për shkak të angazhimeve të saj, ajo është rikthyer shpejt në SHBA, pa pasur mundësinë të shijojë më tepër nga toka shqiptare. Standard

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here