Emina Çunmulaj: Ja çfarë vlerësoj më shumë tek burri imJa çfarë thotë Emina.

Çfarë veçon më shumë nga Sam?

Sam është një njeri shumë i thjeshtë, me një personalitet të madh. Në fakt ne të dy kemi një personalitet të fortë, dhe kur dy njerëz të tillë takohen bashkë atëherë bëhet një bombë atomike, siç edhe na thonë… Sam është shumë inteligjent, i ka të gjitha gjërat me cilësimin shumë.

Kemi një marrëdhënie që njëri-tjetrin e masim me fjalë… Ne kemi biseda politike, feje, arti, për gjithçka flasim. Kemi një lidhje shumë të fortë, që e kapërcen faktin thjesht dy të dashuruar. Unë i besoj me jetë atij. Do t’i dilja dhe një plumbi para për të. Dhe, po ashtu Sam është një njeri që nuk vë vetveten përpara familjes. Është një njeri shumë, shumë i mirë!

Po ai çfarë pëlqen më shumë nga ti?

Jemi të njëjtë në shumë aspekte. Ai vlerëson shumë familjen time dhe kjo është një gjë e madhe. Për mua ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm në momentet e mia më domethënëse. Kur mami im ishte sëmurë, ai më ndenji shumë pranë, dhe nuk është kollaj që t’i rrish pranë një njeriu që është i dëshpëruar dhe përjeton një ngjarje të tillë. Por, Sam e kaloi me mua dhimbjen time. Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here