Emina Cunmulaj iu bën reklamë picave shqiptare Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është duke qëndruar së fundmi disa ditë në New York bashkë me familjen e saj, dhe këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ajo është thuajse gati çdo ditë aktive në Instagram, ku ndan bashkë me fansat momente interesante nga dita e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram Story, përmes së cilave ka treguar se ka ngrënë pica në një restaurant shqiptar në New York.

Emina Cunmulaj iu bën reklamë picave shqiptare

Emina duke ngrënë pica në një restaurant shqiptar në New York. Foto nga: Instagram Story
Në një nga fotot, ajo shfaq edhe shqiponjën si një nga dekorimet kyçe të restaurantit, duke reklamuar kështu picat shqiptare, të cilat duhet të kenë qenë të shijshme. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here