Fundjavën e kaluar dhe konkretisht të shtunën e 25 shkurtit në Los Angeles është shfaqur premiera e filmit “Virgin Eyes”, ku regjia është bërë nga Roxine Helberg.

Por në një nga rolet kryesore të këtij filmi shfaqet edhe modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj.

Ajo në këtë film quhet Melissa, dhe është veshur në rolin e këtij personazhi, që do ta provojë bukuroshen shqiptare edhe në një sfidë tjetër, atë të aktores. Ndërsa filmi tregon për një vajzë 15 vjecare Andrea, ku luan Gigi Hadid dhe marrëdhënia me babain e saj, i cili është në varësi të drogës.

Të shohim se si do të pritet modelja shqiptare shumë e pëlqyer në pasarelat botërore në kinematografi, ndoshta për ta parë nesër në të tjera role edhe më të spikatura

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here