Këngëtarja e popullarizuar Emeli Sande, është martuar me të dashurin e saj malazez Adam Guragin në një lokacion të fshehtë në Kotor.

Ceremonia e martesës është mbajtur larg mediave, në një restoran të vogël, me praninë e një rrethi të ngushtë të miqëve.

Pas ceremonisë së zhvilluar dje, në vendlindjen e të dashurit të saj, Emeli ka marrë mbiemrin Radojeviç, që është mbiemri i së ëmës së Adamit.
“Unë dua të jem pjesë e jetës së tij dhe familjes së tij, kështu që unë dua të kem mbiemrin e tij. Dua të kem një pasaportë malazeze”, ka thënë Emeli Sande, e cila është në lidhje me Adamin prej shtatë vitesh.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, këngëtarja e njohur ka vizituar Budvën si dhe Nikshiqin, që është qyteti i lindjes së bashkëshortit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here