Aktorja e njohur në Hollywood Ema Turman asnjëherë nuk është dukur më mirë. Ajo pozoi në  dukje atraktive ku edhe shfrytëzoi mundësinë për të treguar ca detale për filmin e ri në të cilin do ta ketë rolin kryesor së bashku me aktorin, favorin e shumë vajzave, Robert Patison. 

Ajo pozoi për “Harpers Bazaar” dhe mund të themi se aktorja 41 vjeçe duket më mirë se kurdo.  Nëna e dy fëmijëve xhiroi edhe filmin “Bel Ami” duke deklaruar

“Po, Roberti është shumë atraktiv edhe personalisht kur e kam njoftuar, por nuk shkëlqen si në filmat për vampirët kur e kam parë për radhë të parë”, është tallur aktorja.

Në fotografitë të cilat Mark Selinge i bëri për “Harpers Bazaar”, Uma morri poza shumë tërheqëse por gjithsesi fustani i gjatë i saj elegant i theksoi këmbët e bukura të aktores.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here