Nuk ka dashur asnjëherë të bëhet konkurencë e motrave, por gjithmonë është etiketuar si një femër seksi. Derisa shumica thonë që ajo është bërë e famshme falë motrave, disa të tjerë flasin bindshëm se Ema është akoma më bukuroshe dhe me fizik më të mirë se motrat e saja.

Punon vetëm, e pavarur nga familja dhe biznesi po i ecën shumë mirë. Ema menaxhon një butik për femra në një nga qendrat komerciale më të njohura të Prishtinës, në “Grand Store”.

Shpesh gjendet në udhëtim, shkak i punës që e detyron të lëvizë për blerjen e mallit. Një vajzë shumë ambicioze e cila asnjëherë nuk i është frikësuar punës, pasi më herët Ema ka punuar dhe në disa kompani sigurimi. Prapanicë të hedhur sikur një latine, pamje shumë femërore dhe një buzëqeshje të ëmbël, janë këto disa nga karakteristikat me të cilat mund të përshkruhet motra e Adelina dhe Zanfina Ismailit.

Nga ajo që shihet, mund të konkludohet se Ema ka trup dhe prapanicë më të mirë se gjithë femrat e estradës shqiptare. Një fizik “alla” Jenifer Lopez, kështu komentohen fotot e Emës në profilin e saj në face book. Imagjinoni sikur ajo të ishte fytyrë publike, sigurisht që do u’a kalonte të gjithave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here