Ema Andrea dje i dha fund martesës së saj në letër, pasi fizikisht kishte dhjetë vjet që nuk jetonte më me bashkëshortin e saj.

Pas një kërkese për divorc të bërë në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit të kaluar e pas procedurave të zakonshme nga dita e djeshme, aktorja Andrea rezulton sërish beqare. Nga martesa e parë me Kostandin Kapon, Ema ka një vajzë (Sarën).

Togat e zeza të kryeqytetin kanë pranuar padinë e saj dhe kanë vendosur që i ati të paguajë një pension ushqimor prej 250 mijë lekësh në muaj. Por, kjo ndarje nuk është e menjëhershme për Andrean, ajo prej vitesh nuk jetonte me ish-bashkëshortin e saj dhe flitet për një lidhje të sajën me regjisorin Ergys Lubonja, i cili ka një diferencë moshe prej 8 vjetësh më i vogël se ajo. Ergys Lubonja është një nga regjisorët e rinj dhe të talentuar që punon në fushën e televizionit.

Ka përfunduar Akademinë e Arteve për Regji Teatri dhe sot është një nga regjisorët e shumë spektakleve të suksesshme në Top Channel, një nga ato është edhe “Big Brother”, si edhe festivali i muzikës moderne “Top Fest”. Prej disa vitesh, Lubonja është pjesë e stafit të këtij televizioni duke i dhënë atij produkte të mira televizive. Kohët e fundit, emri i tij është lakuar për një lidhje dashurie me pedagogen e Akademisë së Arteve, Ema Andra.

Ata janë parë shpesh së bashku, jo vetëm pranë Akademisë ku Ergysi shkon rëndom e merr Emën kur ajo del nga mësimi, por edhe në qarqe të tjera ku ata kalojnë kohë të lirë së bashku. Nuk dihet ende se përse e ka shtyrë deri në ditët e sotme këtë kërkesë ligjore për divorc, por më mirë vonë se kurrë edhe Ema nga dje është përsëri beqare/shekulli/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here