Pas takimit me Elvisin, banorin e eliminuar të “Big Brother” mund t’ju konfirmojmë që ai është vërtet shumë i bukur fizikisht. Përpos kësaj nga përgjigjet e tij kuptuam që është gjithashtu djalë inteligjent dhe tejet i matur. Por, të gjitha këto nuk i mjaftuan për të vazhduar qëndrimin në lojë.

Ai na ndihmoi edhe ne të qartësonim disi idetë mbi disa banorë që vazhdojnë të jenë ende konkurrentë dhe na zbuloi fakte shumë interesante të cilat mund t’i lexoni në përgjigjet e tij.

Pas hyrjes tënde në reality- show është shkruar shumë për ty. Ndër to edhe njohja e jetesa në një shtëpi me një tjetër banor aktual, me Vlashin. Cila është e vërteta?

Unë nuk kam jetuar me Vlashin në një shtëpi. Kam jetuar me katër shokë të mitë këtu në Tiranë, në një shtëpi që na e ka gjetur Vlashi. Me ne ka qenë dhe Valbona e dashura ime, e cila rrinte në një dhomë me mua. Kjo është e vërteta, jo ato që ka thënë Vlashi pas daljes sime. Pak a shumë i mora vesh të gjitha çfarë ka thënë.

Pse çfarë ka thënë?
Ka thënë që më ka mbajtur në shtëpi, me bukë e me lekë. Nëse këto do ishin të vërteta ai do m’i kishte thënë në sy, jo pasi dola unë. Nuk besoj të ndodhë që kur dikush të mban me bukë, mbrapa të mos i flasësh.

Keni pasur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin para hyrjes në “Big Brother”?
Po kam pasur konflikt, madje kam dashur ta rrah. Po kjo është histori e gjatë. Ai është një djalë tradhtar. Është mashtrues dhe këtë e dinë të gjithë njerëzit që e kanë njohur, jo se e them vetëm unë. Ata që dikur e kanë pasur shok, sot nuk flasin me të. Për mendimin tim është edhe gay, sepse mua më është dukur që më ka parë me një sy tjetër. Kur ishim bashkë tek “Mister Albania” unë thirra Valbonën, të dashurën time të jetonte me mua. Në atë moment ai filloi të hapte fjalë për mua, filloi të bëhej xheloz, filloi të më hapte probleme……..Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here