Legjenda e fundit” e riktheu vitin e shkuar në vëmendjen e publikut shqiptar, sivjet Elvis Pupa ka në dorë një tjetër projekt, një spektakël humori që me siguri do të shënojë një tjetër legjendë në CV-në e humorit shqiptar.

Ju po përgatiteni për një megakoncert në Australi bashkë me këngëtaren Aurela Gaçe, si ju edhi ky propozim?

Unë kam marrë pjesë në shumë koncerte të tilla dhe ka qenë një dëshirë e hershme imja të performoj për shqiptarët e Australisë. Një miku im që e organizon këtë event më bëri kërkese dhe unë u shpreha shumë i gatshëm. Me Aurelën jemi miq të vjetër, kemi mbaruar Akademinë e Arteve bashke dhe, kemi bashkëpunuar dhe herë të tjera në diasporë dhe në Shqipëri. Ajo është shumë energjike në skenë dhe i përshtatet shumë performancës sime. Do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme për ne dhe, sidomos për publikun në Australi.
Nëse ju shohim kaq rrallë nëpër organizime të tilla mos do të thotë që momentalisht ndiheni si i pa punë?
Unë nuk jam i papunë por të bësh art duhet të dalësh rrallë dhe ta bësh siç duhet . Parim bazë i punës sime është cilësia e performancave të mia, jo sasia.
Si e shfrytëzon kohën gjatë së cilës nuk jeni I angazhuar me projekte?
Unë kam angazhimet e mia në Amerikë por pjesën tjetër të kohës merrem me përgatitjen e projekteve artistike të cilat nuk do i mungojnë kurrë publikut shqiptar.
E ndjeni veten mirë në projekte të tilla ku në fakt kryefjala është muzika dhe jo humori?
Nëse e keni fjalën për koncertet unë marr pjesë si komedian me personazhet e mi te cilët priten në mënyrë jashtëzakonisht të ngrohtë nga publiku. Gjithashtu kjo performancë ndërthuret dhe me këngën. A ka kuptim personazhi i Avdiut po nuk këndoi? (qesh)
Si ju ka pritur publiku jashtë Shqipërisë duke e krahasuar me publikun brenda Shqipërisë?
Unë nuk di t’i ndaj por ai jashtë Shqipërisë ka më shumë mall. I duket sikur i sjellim një copëz Shqipërie dhe për ata që e kanë provuar emigrimin kjo do te thotë shumë.
Në Shqipëri janë organizuar disa koncerte të tilla ku kanë marrë pjesë edhe aktorë të tjerë të Portokallisë, kurse ju keni munguar. Ju vjen keq që jeni më pak i pranishëm pranë publikut shqiptar?
Unë kam qenë i pranishëm para publikut tim vjet me komedinë “Legjenda e fundit” e cila korri një sukses te jashtëzakonshëm në kinematë e Tiranës dhe në rrethe . Për tre javë rresht biletat ishin të prenotuara dhe kjo ndodhte për 13 shfaqje në ditë . Këtë vit unë do të rishfaqem para publikut tim me një show “live” përreth 75-80 min . Është një sfide aktoriale kjo lloj performace e quajtur ndryshe “one man show”. Arti I vërtetë nuk bëhet më shpesh se 1ose 2 herë në vitJ
Ju keni krijuar personazhe të cilat ne I kemi parë të ripërsëritur edhe në filmin tuaj, mendon se ka ardhur momenti për të krijuar një karakter të ri?
Ka ardhur momenti që personazhet e mi që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri të vendosen në rrethana te ndryshme, kjo po. Për sa i përket sasisë mendoj që janë shume dhe për derisa publiku do, unë do të vazhdoj ti vendos në situata të ndryshme që të paraqiten gjithmonë të freskët dhe me shumë gjëra për të thënë . Mos ha rroni që Carli Caplin luajti gjithë jetën vetëm personazhin e Sharlotit.
E ke të vështirë kur krijon një personazh të ri?
Unë jam aktor profesionist dhe krijimi i një personazhi të ri ka shumë punë ndaj kërkon studim dhe humultim të karaktereve të vërtetë si dhe realitetit dhe ngjarjeve që na rrethojnë. Karriera ime artistike do të jetë shumë e gjate, ka kohë për të menduar karaktere të reja
Prej kohësh jeni martuar, si ka ndikuar martesa në profesionin tënd?
Shumë pozitivisht . Isha Elvisi që harxhoja shumë energji për profesionin , tani kam dhe një person që më jep shumë suport për këtë gjë dhe më inkurajon në çdo gjë që bëj.
A duhet ta ndash profesionin me martesën apo thjesht ke krijuar një lloj balance mes profesionit dhe jetës private?
Çdo gjë në jetë do investimin e vet dhe duhet secilit ti japësh vëmendjen që i takon. Për këtë jam shume i aftë; të gjej masën dhe të ruaj balancën.
Po bashkëshortja çfarë ndikimi ka në punën tënde?
Suport, inkurajim dhe frymëzim për çdo gjë që projektoj dhe realizoj.
Jeni shprehur tepër i kënaqur me jetën amerikane, vazhdoni të ndani të njëjtin mendim?
Padyshim. Gjetja e balancave më ka ndihmuar shumë dhe në këtë aspekt. Unë di çfarë kërkoj dhe nga kush e kërkoj.
Po nga Shqipëria çfarë ju mungon më shumë?
Çdo ditë e kaluar atje. Por i kam gjithmonë me vete dhe I ruaj me shumë fanatizëm.
Përveç se profesionalisht keni menduar për tu rikthyer për të jetuar në Shqipëri?
Fizikisht jo por profesionalisht do të jem gjithmonë pranë publikut shqiptar dhe Shqipërisë. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here