Elvis Pupa i ka dhënë fund beqarisë, të enjten e 23 shtatorit në një dasmë tradicionale ku të ftuar kanë qenë shumë personazhe publike.
Aktori i njohur i humorit, ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij 2-vjeçare me Belinën, shqiptaren që prej 13 vitesh ka ngritur jetesën e saj në Amerikë.
Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Elvisi i ka munguar skenës gjatë kësaj periudhe, por siç kemi mësuar pritet që së shpejti ai t’i rikthehet angazhimeve të tij në ekran, ndonëse jo për shumë kohë.
Muajin e mjaltit ende se kanë vendosur se ku do ta kalojnë, ekziston mundësia që të jetë një udhëtim nëpër disa shtete të Amerikës, por ende asgjë nuk është konkrete. (Bluetooth)