Siç e ka thënë edhe vetë në një nga baladat e saj më të ndjera, “Gjërat kanë ndryshuar” për Elvana Gjatën duke qenë gjithnjë në punë e sipër për të arritur më lart në karrierën e saj.

Kjo verë ka qenë e mbarë për artisten e njohur. Dy këngët e saj, “Fustani” bashkëpunim me Capital T dhe “Meine Liebe” me Ardian Bujupin klasifikohen në hitet e këtij sezoni ndërkohë që këngëtarja është e zënë çdo ditë me koncerte.

Mbrëmjen e djeshme, duket se Elvana është bërë nostalgjike dhe ka kërkuar postimet e viteve më parë në Instagram, ku duket se në njërën prej tyre, ndonëse 6 vite më vonë, ka gjetur sërish veten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here