Duket se këngëtarja e njohur Elvana Gjata për momentin është më e preferuara në garën e kërcimit ‘’Dancing with the stars’’, në të cilën marrin pjesë personazhe shumë të njohur të skenës sonë.

Vajza seksi e muzikës, që bëri për vete shumë fansa me muzikën dhe sensualitetin e saj, si duket po fiton zemrat e shqiptarëve edhe në këtë garë.

Nga votimi online që është hapur në faqen zyrtare të “Dancing”, vota të shumta po shkojnë në favor të Elvana Gjatës e cila ka lënë mbrapa shumë femra seksi, siç janë Adelina Tahiri, Inida Gjata dhe Afërdita Dreshaj e shumë konkurrentë të tjerë të njohur.

Votat online në adresë të Elvanës janë në numër të shumtë, saqë e bëjnë një nga pretendentet kryesore për të fituar çmimin e madh të kësaj gare. Deri në momentin që po flasim, vota të shumta po shkojnë në adresë të këngëtares. Ajo ndiqet pas nga këngëtari Vedat Ademi i cili po përkrahet shumë nga faqet e fansave të Ledri Vulës në facebook, si dhe nga Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri, ndërsa konkurentët e tjerë janë shumë mbrapa, të mos themi që mezi kanë siguruar nga 100 vota like dhe shumë të tjera dislike.

Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here