Këngëtarja Elvana Gjata do të sjellë së shpejti produksionin e saj më të fundit muzikor.

Një fakt të tillë e dëshmojnë më së miri jo vetëm fotot që ajo publikon herë pas here, por këtë herë na ka dhënë indicie më konkrete, pasi ka publikuar foto nga studio e regjistrimit.

Mesa duket vetëm pak kohë na ndan nga publikimi i këngës së saj më të re. Elvana prej kohësh tashmë e ka nisur karrierën e saj jashtë vendit dhe kënga e parë e publikuar prej saj në gjuhën angleze është “Forever is over”, e cila u publikua gjatë verës që lamë pas./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here