Këngëtarja Elvana Gjata ka njoftuar fansat në Facebook se ka arritur një tjetër sukses në jetën e saj artistike.

Hiti i saj i vitit të kaluar, “Afër dhe Larg” është vlerësuar në festivalin “Balkanika Music Awards” si kënga më e mirë shqiptare për vitin 2011 derisa klipi i asaj kënge ka marrë çmimin e videos më të mirë në gjithë Ballkanin.

Ajo në postimin e saj nuk ka harruar të falenderoj Pro Videon për klipin, produksionin Thredoots me të cilin bashkëpunon prej fillimit të karrierës dhe publikun shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here