Një tjetër vajzë që po pushton zemrat e publikut e që i përket gjeneratës së re, është edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Përveç këngëve dhe performancave të bukura, ajo gjithmonë sjell edhe imazhe sensuale për fansat e saj.

Ky vit për Elvanën do të jetë i mbingarkuar, duke pasur parasysh që këngëtarja ka thënë se do të realizojë albumin e ri, si dhe disa këngë me klipe që do të paralajmërojnë editimin e albumit. Elvana me zërin dhe pamjen e saj bëri revolucion në muzikën shqiptare viteve të fundit.

Karriera e saj është duke u zhvilluar shumë normalisht, pa skandale të tepruara. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here