Çdo projekt apo angazhim i saj në art, përkthehet gjithnjë me sukses. Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Elvana Gjata, e cila kohët e fundit nxorri në treg këngën e saj “ Gjaku im”. Si çdo këngë edhe ky projekt i ri i saj, është pëlqyer shumë nga publiku.

Duke e cilësuar atë si nga projektet e saj më të mira, Elvana shprehet se, kjo këngë trajton një temë që ka e shqetësuar vërtet mendjen dhe zemrën e saj. Këngëtarja thotë se, këtë këngë e ka interpretuar me aq ndjenjë, saqë nga duart e saj të lidhur me zinxhirë, ka dal vërtet gjak.

Por nuk është vetëm muzika ajo që zë një vend të rëndësishëm për Elvanën. Prej 7 javësh publiku shqiptar, po e shikon këngëtaren të mbërthyer nga ethet e garës të “Dancing With the Stars”. E shoqëruar në këtë kompeticion nga balerini Gerd Vaso, Elvana edhe në këtë angazhim të ri të sajin, duket se po ecën mjaft mirë duke u renditur, ndër konkurrentet e para më të votuara dhe të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ndonëse gara në DWS po bëhet më e fortë, edhe Elvana Gjata, po përgatitet më shumë për të arritur suksesin në këtë kompeticion. Por sfidat për artisten nuk përfundojnë këtu.

Pjesë e axhendës së saj artistike, do të jetë edhe një tjetër konkurs i rëndësishëm, siç është “Balkan Music Award”, ku Elvana konkurron me klipin e saj “ Afër dhe Larg”, përkrahë emrave të njohur të muzikës ballkanike.

Ka pak javë që është lançuar, kënga juaj “Gjaku im”, dhe duket se ka marr më shumë se 280 mijë klikime, si ndiheni?

Ndihem shumë mirë që interesimi i publikut sa vjen dhe rritet ndaj projekteve të mia më të reja. Kjo mbështetje e publikut më motivon shumë për punë edhe më të mira.

Në këtë këngë vini ndryshe, në rrymën në pop rock, pse kjo zgjedhje?

Gjithmonë kam dashur të vij ndryshe. Larmishmëria për një artist është më se e nevojshme, për të pasuruar figurën e tij. Duke qenë një këngë me mesazh të fortë një rrymë e tillë i përputhet më së miri. Por në repertorin tim nuk është e vetmja këngë në këtë rrymë, pasi edhe këtu e gjej veten shumë mirë.

Edhe kjo këngë mban vulën e kompozitorit Flori Mumajesi, pse ja besoni gjithnjë Florit këngët tuaja?

Do thoja që është një marrëdhënie reciproke.

Do të kemi një tjetër projekt muzikor nga ju, meqënese vjen edhe sezoni veror? Keni ndonjë projekt gati?

Po jam duke punuar për një singëll të ri.

Sa ju pengon Dancing për tu marr me muzikë?

Asgjë nuk më pengon të merrem më muzikë (qesh), edhe pse më duhet të pranoj që pjesëmarrja në “Dancing with the Stars”, kërkon një impenjim dhe përkushtim maksimal. Megjithatë jam e aftë ta organizoj ditën në mënyrë, që të bëj atë ç’ka duhet me energjitë e duhura, duke përfshirë muzikën dhe kërcimin.

Jemi në javën e shtatë të DWS, sa e përgatitur ndihet Elvana tani kur gara po bëhet akoma më e fortë?

Sa më e fortë bëhet gara aq më e fortë bëhem edhe un (qesh). Më shtohet dëshira për të punuar dhe kërcyer çdo ditë e më shumë. Po e shijoj shumë si eksperiencë. E ndjej që po plotëson dhe pasuron një pjesë të rëndësishme të figurës time artisike.

E shikoni veten në finalen e këtij spektakli?

Të them të drejtën besoj shumë, tek aftësia ime për të kërcyer, por kjo gjë bëhet dhe më e fortë kur e ndjen, që ke një publik mbarë shqiptar që të mbështet.

Sa suport e keni Gerdin në këtë kompeticion?

Gerdi është partneri më perfekt që mund të më shoqëronte gjatë këtij kompeticioni. Profesionalizmi i tij më shtyn për të dhenë më të mirën time. Të kërcesh me një yll të baletit shqiptar, është jo vetëm kënaqësi por edhe përgjegjësi shumë e madhe për mua.

Mendoni që pjesëmarrja në Dancing do t’iu ndihmojë, gjatë performancave në këngët tuaja?

Po besoj që kërcimi do të zë një vend shumë të rëndësishëm në vazhdimësi.

Në cilën nga disiplinat, ndiheni më komode?

Në kërcimet latine. Tango, Pasodoble, Rumba i ndjej shumë afër vetes. Janë disiplina që kërkojnë shumë interpretim, ndjenjë, personalitet, forcë.

Cili ju duket kërcimi më i vështirë?

Deri tani më e sikletëshme ka qenë Jive.

Elvanë 10 pikëshin tuaj të parë në DWS, e keni marr nga ish- profesori juaj, Alfred Kaçinari, si u ndjetë?

Shumë mirë. Uroj të më shoqëroj deri në fund (qesh). Më riktheu edhe një herë në kujtimet e “Etheve” dhe pse jam koshiente për vitet që kanë kaluar. U binda edhe një herë që koha është treguesi më i mirë.

Në fakt si i merrni vlerësimet e jurisë, jeni mërzitur me komentet e tyre?

Unë e vlerësoj gjykimin e jurisë, qoftë pozitiv apo negativ. Në rastin tim kanë shërbyer për mirë, pasi kam rregulluar defektet e mija. Pastaj unë jam pro slloganit të këtij kompeticioni, “Juria gjykon, publiku vendos”.

Tani që provuat eksperiencën e kërcimit, jeni penduar që e latë baletin?

Jo. Mendoj që çdo gjë ka ardhur në kohën dhe momentin e duhur.

Cilin shikoni si konkurrentin më të fortë të DWS?

Gjithsecili prej konkurruesve ka një karakteristikë, që i bën konkurrent të fortë.

Me cilën nga konkurrentët keni më shumë miqësi?

Me të gjithë kam raporte shumë të mira.

Keni rivale në këtë garë, nisur edhe nga fakti që ky edicion i tretë është cilësuar si një nga spektaklet me konkurrentet me të bukura femra?

Po është e vërtet që ka pasur femra shumë të bukura konkurrente këtë vit, por kjo nuk përbën kriterin kryesor të konkurrimit. Për mua kërcimi është ai që duhet evidentuar dhe vlerësuar më tepër.

Elvana sapo të mbarojë Dancing, ju keni një tjetër kompeticion të rëndësishëm ku do të merrni pjesë dhe që është , “Balkan Music Award”, ndiheni e emocionuar?

Vitin e kaluar kur kam performuar në Sofie, në “Balkan Music Award” me shumë artistë të tjerë të mëdhenj ballkanas si, Alexandea Stan, Ana Vissi, Akcent, Inna etj dhe jam ndjerë shumë krenare. Këtë vit nominimi i videos “Afër dhe Larg” me Provideo në 5 videot më të mira në Ballkan, duke përfshirë dhe Alexandra Stan dhe grupin nga të cilët janë të nominuar, më bën të ndihem dhe më shumë. Më emociononte pa masë përkrahja e publikut shqiptar duke votuar në çdo formë, që kjo këngë dhe video të fitonte. Jam e lumtur që kam mundësinë të përfaqësoj Shqipërinë, me punën time.

Do ti vazhdoni më tej bashkëpunimet tuaja me Pro video?

Pro video është një nga produksionet më të mira shqiptare, me një staf profesional. Ka treguar që kur bashkohet me “Thredoots”, japin gjithmonë një produkt të suksseshëm. Unë jam shumë e kënaqur me çdo bashkëpunim tonin, secili ka nga një sukses më vete. Video “Me ty” “Afer dhe Larg” dhe “Gjaku im”.

I keni ndjekur videot e tjera pjesëmarrëse, si ju duken ato?

Padyshim konkurrimi më duket shumë i fortë, duke përmendur artiste si Alexandra Stan, Lepa Brena, Severina, Manga.etj

Kujt i trembeni më shumë?

Për mua është arritje, që ndodhem e nominuar krahë këtyre artistëve dhe ky fakt vetëm më gëzon.

Ku qëndron e veçanta e klipit ‘Afër dhe larg”?

Veçantia e tij qëndron në koncept dhe kombimini i vendodhjes së, xhirimit me fabulën e tekstit vjen shumë natyrshem dhe i drejtëpërdrejt. Pa lenë pas dhe fotografinë dhe kualitetin e videos.

Nga të gjitha klipet dhe këngët tuaja cilën keni më të preferuar?

Do veçoja “Gjaku im” projektin tim më të fundit. Trajton një temë që ka shqetësuar vërtet mendjen dhe zemrën time. Jetojmë në një tokë me bukuri të rralla natyrore por të varfër dhe me shumë probleme dhe kemi kaluar kohë e situata të vështira. Këto dhe shumë faktorë të tjerë kanë breë, që ne të jemi të pasigurt, të prirur drejt se keqes, mos të kemi besim në vetvete ndaj dhe vendosa të bëj një thirrje për të gjithë kombin shqiptar. Për të reflektuar dhe besuar në vetvete dhe në atë c’ka quhet “Gjaku jonë”, gjak shqiptari. Besoj se ne jemi njerëz shumë të zgjuar dhe me zemër shumë të madhe ndaj mos të kemi frikë, nëse rritemi ngadalë, por të mendojmë sesi të rritemi dhe një ditë të arrijmë aty ku meritojmë të jemi. Dua të ndaj dhe një moment gjatë xhirimeve me publikun. Në këtë video kam interpetuar me aq ndjenjë saqë nga duart e lidhur me zinxhirë, të vërtet hekuri ka dal gjak realisht. Dhe kjo do të shihet në një “Making OFF”, që është bërë dhe do të transmetohet shumë shpejt.

Do të merrni pjesë në ndonjë nga festivalet e rëndesishme shqiptare këtë vit ?

Deri tani nuk kam diçka në plan.

Jeni aktualisht “mbretëresha” në fuqi, e Top Fest e keni ndjekur sadopak Top fest 9. Kujt ia uroni fitoren?

Shikoj që edhe këtë vit ka prurje muzikore shumë të mira dhe duket që disa prej tyre kanë zenë vend, në zemrat e publikut. Unë kam shumë të preferuara këtë vit si “Për mua je dashuri” Julka, “Fishekzjarre” nga Besa ,”Si shiu”, Argjentina Ramosaj”, “Ajo është ajo” nga Eric dhe superhiti “Mamica” i këngëtarit, Klajdi Haruni. Uroj që ashtu siç ndodhi vjet me mua fituesi, të jetë ai që ka mbështetjen absolute të publikut!

Kohët e fundit ka qarkulluar në media lajmi, se ju do të jeni imazhi i “Tring dixhital”, sa të vërteta janë këto thashetheme?

Nuk ka asgjë të vërtet.

Elvana keni një njeri që ju frymëzon në jetë?

Kam familjen time që e kam shumë të shtrenjtë dhe miq të mi të zemrës, që më japin dashuri çdo ditë.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

Falemindeit Zotit, që në jetë më dha njerëzit, më të cilët ndaj çdo sukses dhe gëzim.

Duket se keni fituar një popullaritet të madh në publik, si është raporti juaj me fansat?

Fansat janë një shtyllë shumë e fortë e karrierës time. Falenderime të sinqerta. Gjithmon nuk do rreshtin së daluri nga zemra ime për ta.

E konsideroni veten një njeri me fat?

Kur shikoj familjen, miqtë që kam pranë, Shqipërinë e bukur ku jetoj, muzikën që bëj, për atë c’ka sot jam, po jam me fat!

Është e dashuruar Elvana Gjata?

E vërteta është që jam dashuruar me makinën time të re FIAT 500. Më bën të ndihem kaq mirë (qesh).

Cila është blerja juaj më e “çmendur”?

Çdo blerje në vetvete është një çmenduri më vete (qesh). Sidomos kur janë me vlera të konsiderueshme.

Ku do ti kaloni pushimet verore?

Ende nuk kam vendosur asgjë, pasi bashkë me menaxherin tim Andy Dj, kemi një axhendë shumë impenjative, këtë verë me koncerte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here