Elvana Gjata pas klipit “Gjaku” është duke punuar intensivisht për albumin e saj të ri dhe krijimet e reja. Këtë gjë ajo e ka ndarë me fansat e saj në Twitter dhe Facebook, ku në një komunikim me kompozitorin Flor Mumajesi ka shkruar se mezi po pret këngët e reja.

“2013-ta do vijë me një album të ri vetëm me këngë të reja. Mezi po pres.” -ka shkruar Elvana, ndërkohë që për këtë status i është përgjigjur edhe Flori, i cili duket mjaft i kënaqur nga puna që po bën për albumin e ri të këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here