Elvana Gjata nuk mungon në një tjetër event të veçantëNjë periudhë e kaluar në heshtje totale dhe ‘zhdukje’ për muaj të tërë nga rrjetet sociale po i lë rradhën një tjetër epoke për Elvana Gjatën.

Tashmë kur ka konsoliduar lidhjet e saj me emra të njohur të muzikës përtej oqeanit, këngëtarja nga Shqipëria në prag të klipit të parë për tregun ndërkombëtar po paraqitet më shpesh nëpër evente të ndryshme.

E në rastin më të freskët, Elvana ka marrë pjesë mbrëmë në premierën private të dokumentarit ‘Afraid of Forever’ që ka për personazh jetën e producentit Poo Bear, emri që riktheu Justin Bieber në skenë e i cili po punon për Gjatën.Ky dokumentar i punuar nga regjisorë australian shfaq rrugëtimin personal të Poo Bear nga një i pastrehë pas goditjes nga tornado deri tek skalitja e identitetit të një gjeniu muzikor me katër orë gjumë në ditë për të arritur suksesin e ëndërruar.

Pamjet e Poo Bear, personit që shkroi ‘What do you mean’ të Justin Bieber për 15 minuta dhe Elvanës pas premierës së dokumentarit janë shpërndarë nga vetë këngëtarja dhe menaxheri i saj në Snapchat. Ndryshe, Valdrin Sahiti në Prive javën që lamë pas konfirmoi se këngëtarja po punon në videoklipin e ri duke lënë të nënkuptueshëm faktin që frazat si ‘When forever is over, will you be here?!’ nuk kanë qenë të rastësishme por pjesë e tekstit të këngës së re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here