Me nje bukuri mesdhetare, e veshur sipas tendencave te kohes, nje mistrece e rremujshme dhe kaq shume e dashur per moderatorin Krasta, shkelqeu ne skenen e madhe te Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit.

Ate dite mbante ne koke nje kapele kafe dhe Krasta e therriste me pseudonime te ndryshme, ne emrat e personazheve te filmave te mirenjohur. Lozonjare dhe plot embelsi, Elvana kembenguli deri ne fund.

Mori persiper te kendonte ne repertor te veshtire, duke marre parasysh moshen e nje adoleshentje. E shtyre nga i ati mori pjese ne spektakel dhe u rendit nder me te mirat. Justifikimin “je e vogel” nuk mund ti shpetonte as ajo, duke lene pergjys rrugetimin ne “Ethe”.

Ishte edicioni i pare i tyre ne shqiperi, ndaj syte e producenteve muzikore dhe admiruesve te thjeshte dashamires ishin fokesuar vetem atje, per zbulimin e talenteve te reja. “Ethet e se premtes mbrema” me hapen dyert e suksesit ne rrugen e profesionalizmit muzikor, thote Elvana kur kujton momentet emocionuese.

Ka nostalgji per nje kohe te arte, e cila e njohu me kolege profesioniste, fansa. Dhe ajo sot eshte nder kengetaret me te kerkuara, dhe rrjedhimisht me te paguara te tregut muzikor shqiptar. Nje uragan qe nuk trembet!

E pret nje rruge e gjate perpara dhe per kete jemi te bindur. Na mbetet thjesht ta ndjekim ne cdo koncert, sepse ajo ka gjithnje dicka ndryshe per te na treguar. Kjo eshte Elvana Gjata……./Paloma/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here