Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të zi me golf e mëngë të gjata, ndërsa vinte tepër i shkurtër nga këmbët.

Elvana gjatë mbrëmjes së madhe është shoqëruar nga producenti i njohur Poo Bear, dhe menaxheri i saj Andy Gramm, siç shihet edhe nga foto që ka shpërndarë ajo në Instagram.

Mund të themi se “guximi” i Elvanës në tapetin e kuq e ka nderuar, pasi ajo është përmendur në disa site-e ndërkombëtare si ndër të veshurat më bukur.

Edhe pse diçka jo e zakonshme për në Grammys ku të gjithë mundohen të tregojnë sa më shumë nga trupi i tyre.

Prestigjiozja “E!Online” për zgjedhjen e Elvanës është treguar shumë e ashpër duke e cilësuar atë si “të tmerrshme”, kjo për shkak të rëndesës që ka veshja në pjesën e sipërme.

Gjithsesi Elvana Gjata ia ka arritur qëllimit të saj, të jetë në një sallë bashkë me gjigandët e muzikës./ Opinion.al/ 2 3 4 5

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here