Sipas mediumeve shqiptare, në edicionin “Dancing with the Stars”, e edicioni i tretë që organizohet nga televizioni Vizioni Plus, do të marrin pjesë mjaft emra të njohur të estradës në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Në mesin e pjesëmarrësve që e kanë konfirmuar ardhjen janë edhe Dren Abazi, Afërdita Dreshaj, Bujar Kapexhiu, Anjeza Maja, kurse këto ditë, sipas portalit gazetës Standard, ftesa i është dërguar edhe Elvana Gjatës.

Janë ftuar edhe Bleona Qereti, aktori Blerim Destani, Nora Istrefi, Adrian Gaxha, Big Mama, Adelina Tahiri e Ermal Fejzullahu, por pjesëmarrja e tyre ende nuk është konfirmuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here