Videoklipi i shumë përfolur i këngëtares, Elvana Gjata “Gjaku im”, do të vijë për publikun në 28 prill.

Lajmin e kanë bërë të ditur producentët e studios muzikore, “Threedots”, të cilët kanë pohuar se video do të shfaqet të shtunën për publikun shqiptar. Kënga “Gjaku im” është pjesë e albumit të saj të dytë .

Viti 2011 ishte një vit i sukseseve për Elvanën, pasi këngëtarja triumfoi në “Top Fest 8 “ dhe publikoi albumin e saj të dytë “Afër dhe larg”.

Aktualisht Elvana Gjata është duke konkurruar në “Dancing With the Stars”, ku duket se është një nga pretendetet kryesore për ta fituar këtë kompeticion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here