elvanagjataKa pak ditë që një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët Elvana Gjata, erdhi fuqishëm në tregun muzikorë, ku përveç klipit të këngës “Fake”, paralajmëroi edhe katër këngë të reja. Por, duket se aktualisht preokupimi i këngëtares, është pikërisht mbi atë që po i bëhet muzikës sot, siç thotë ajo “masakrën”.

“Një prej atyre momenteve kur je lodhur dhe të vret, masakra që po i bëhet vlerave në muzikë!”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj “Facebook”, duke shfaqur edhe brengën e saj në këtë drejtim. Elvana, ka shumë vite që krijimet dhe suksesin e saj ia ka besuar kantautorit Flori Mumajesi, ndërsa kohë pas kohe, ka befasuar fansat me krijime të veçanta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here