Elvana Gjata prezanton hitin e dytë për këtë verë. Kënga ritmike “Mamani nejen” në bashkëpumi me bashkë rreperin nga Kosova, Fuga, i cili ka bërë dhe vargjet e këngës, do të dëgjohet në të gjithë diskotekat shqiptare këto netë të nxehta vera.
Ndonëse klipi ka vetëm pak ditë që është publikuar, impakti që ka lënë tek publiku është i padiskutueshëm. Dy ditë nga hedhja e kripit në youtube videoja është klikuar gati 35 mijë herë, dhe nuk kanë munguar komentet.
Në stacionet televizive muzikore shqiptare kënga transmetohet shumë shpesh. Në klip, Elvana vjen kompletësisht e transformuar, si një bjonde seksuale.
Në fragmente të tjera si një \’punk girl\’.Muzika mban si çdo herë tjetër firmën e Flori Mumajesit, i cili në videoklip shfaqet duke mbajtur kufjet në vesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here