Këngëtarja Elvana Gjata po vijon me turin e koncerteve jashtë Shqipërisë dhe promovimin e filmit të saj të ri “Dy Gisht Mjaltë”.

Dje ajo ishte në Zvicër, ku dha koncertin e radhës në Lausanne. Bukuroshja shqiptare publikoi disa foto për të treguar look-un e saj të mahnitshëm.

Elvana kishte veshur një fustan tutu të Valdrin Sahitit, teksa pozonte në shkallët dhe ekspozonte këmbët elegante.

Po, po, e veshur me tyl nga koka te këmbët, Elvana prej kohësh ka sjellë në vëmendje trendin e ri që ka vjedhur zemrat e të gjitha fashionistave, si për të na bindur se edhe 2019-ta do të jetë viti i tutu-ve.

Për të mos e zgjatur shumë, mjafton të sjellim komentin e Capital T që i ka bërë Elvanës dhe do të shihni se bashkohemi të gjithë në një mendje me të.

“Ec atyyy”, i shkruan reperi shqiptar shoqëruar me një emoji zjarri dhe medaljeje prej ari.

Me sa kuptuam, frudat janë element i pandashëm në veshjet e Elvana Gjatës dhe duke parë veshjet e saj në daljet e fundit publike, mund të themi se këngëtarja qëndron besnike ndaj këtij stili klasik.

Filmi “Dy Gisht Mjaltë” me protagoniste Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, e nisi me një premierë në Tiranë, për të vijuar më pas në Prishtinë e tani, po bën xhiron në kinematë e shumë shteteve evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here