Pas suksesit dhe komenteve të shumta gjatë koncertit në Kanada, Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata do të udhëtojnë drejt New Yorku-ut për koncertin e tyre të rradhës me rastin e Krishtlindjes.

Bashkë me ta do të jetë edhe Andy Dj, një treshe që duket se së fundmi po shfaqet në të gjitha lokalet më të mira shqiptare. Tashmë është konfirmuar se koncerti organizohet nga “Dukagjini Production” dhe do të mbahet në “Highline Ballroom”.

Nga ana tjetër Elvana Gjata dhe Flori janë në pritje të publikimit të një videoklipi të ri me titull “S’të mbaj inat”. Me të drejtë Flori dhe Elvana mund të cilësohen si artistët më të mirë të vitit 2011, jo vetëm për çmimet që kanë fituar nëpër festival, por edhe për shkak se kanë qenë artistët më të shitur brenda nëj viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here