Elvana-2013Dy këngëtarët e njohur shqiptar, Florian Mumajesi dhe Elvana Gjata, vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të ngushtë në muzikë.Ata kanë filluar vitin 2013, duke performuar bashkë në natën e parë të këtij viti, për fansat e tyre në Zvicër. Elvana është shfaqur si gjithmonë energjike dhe tërheqëse në skenë, e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit. Është përfolur shumë se dy nga këngëtarët më të dëgjuar në hapësirën shqiptare kanë një lidhje, por ata kete e kanë mohuar ne vazhdimesi. Të njohur ndryshe si “dyshja e famshme shqiptare”, ata nuk kanë pushuar gjatë gjithë vitit të shkuar, duke sjellë muzikë që ka kapur majat, ndërsa planifikojnë që me suksese të vazhdojnë edhe këtë vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here