Tashmë është i pa shmangshëm rivaliteti më i ri i krijuar në estradën tonë. Janë dy pop yjet, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, ato që po luftojnë njëra me tjetrën nga distanca për primatin në industrinë tonë të muzikës.

Elvana, e cila së fundmi ka përqëndruar koncertet e saj të zakonshme në Kosovë me ato ekskluzivet në Tiranë, po rivalizohet nga Dafina, e cila ka shumë angazhime në Kosovë, diasporë dhe në Ulqin e Durrës.

Mediat shqiptare raportojnë se marrëdhëniet e të dyja këngëtareve janë acaruar ndjeshëm pasi me anë të koncerteve shpeshherë kanë thumbuar njëra-tjetrën, ndërsa kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga fansat, të cilët tashmë edhe po ndahen nëpër tabore.

Dafina nuk njihet si këngëtare që mban miqt e saj, por edhe Elvana ka pasur probleme me bashkpunëtorët e të kaluarës, ndërsa janë festivalet ato që pritet të vërtetojnë se sa i madh është rivaliteti i dy këngëtareve, prej më të kërkuarave në trojet shqipfolëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here