“Botën do ndryshoja” është kënga më e re e Besa Kokëdhimës, me të cilën është prezantuar si një nga konkurrentet më të forta në festivalin “Kënga Magjike 2011”.

Edhe pse pati në shtypin rozë disa shkrime sipas së cilave muzika e kompozitorit Pirro Çakos është kopjuar nga kënga “Fucking Perfect” e Pinkut, Besa është kthyer fuqishëm në këtë eveniment, transmeton gazeta Standard.

Kompozitori i këngës, Çako, ka reaguar duke bërë publike partiturat e këngës, me qëllim që kushdo të jetë i lirë për t’i krahasuar me muzikën e këngës së amerikanes Pink. T

huhet gjithashtu se ai do të hedhë në gjyq gazetën që shkroi këtë thashetheme, ndërsa Besa nga ana e saj nuk ka dashur të reagojë. Balada-rok “Botën do ndryshoja”, që këngëtarja ia ka kushtuar të fejuarit të saj, është orkestruar nga Darko Dimitrov, ndërsa deri më tani ka shënuar një numër rekord klikimesh në internet.

Mes të tjerëve, Besa Kokëdhima ka marrë edhe urimet e koleges së saj Elvana Gjata, e cila këtë vit rrëmbeu trofeun e madh të festivalit “Top Fest”. “Shumë emocionuese. Këngë triumfuese Besa. Kështu të duam të gjithë, të lumtë!”.

Natyrisht, në momentin që Elvana nuk merr pjesë vetë në “Kënga Magjike”, për dikë do të bëjë tifo dhe do t’i urojë fitoren dhe në këtë rast ajo duket se ka “votuar” për Besën!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here