Elvana Gjata nga fundi i muajt do të realizojë një koncert të madh në qytetin e Strugës. Reklama dhe publiciteti i madh që po bëhet nëpër qytetet shqiptare të Maqedonisë nga organizatorët, le të kuptohet se bëhet fjalë vërtetë për një mega spektakël.

Biletat nuk kanë ndonjë çmim shumë të lartë, por në krahasim me këngëtarët e tjerë, për Elvanën do paguhet pak më shumë, diku rreh 5 euro. Si mysafirë special të këtij spektakli mësohet se janë ftuar grupi i mirënjohur kosovarë, “Skillz” të cilët pritet të japin atmosferë së bashku me këngëtaren seksi.

Sponzor gjeneral i koncertit në këtë rast përveç disa kompanive të mëdha atje, paraqitet edhe Ministria e zhvillimit dhe mjedisit hapësinor e Maqedonisë.

Kënga më e re e titulluar “A ke ti zemër”, po pëlqehet aq shumë sa në faqen e videove “youtube” është shpërndarë në disa qindra llogari, ndërsa klikimet për një javë kanë arritur mbi 100.000. Klipi është punuar me produksionin kosovarë “Entermedia”, ndërsa përmban disa skena interesante.

Ndër më të pëlqyerat paraqitet skena kur këngëtarja është duke lëpirë akulloren. Përkundër klipeve tjera ku Elvana paraqitej ekstravagante, këtë radhë ajo i ka ikur atij stili dhe sensualitetin e saj po e shfaq në një dozë më të vogël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here